Mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe i Anglisë, Harry Maguire, ka thënë se do të jetë jashtë fushës për disa javë për shkak të një lëndimi.
Maguire u lëndua në pjesën e parë në barazimin pa gola të Unitedit në udhëtim tek Aston Villa në Premier League të dielën.
“Ndihem i dëshpëruar që u lëndova në vikend. Do të jem jashtë për disa javë, por do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Maguire në Instagram.
31-vjeçari nuk ishte në listën e selektorit të përkohshëm të Anglisë, Lee Carsley, për ndeshjet e tetorit që Anglia i luan kundër Greqisë dhe Finlandës.
Maguire mungoi edhe në “Euro 2024” për shkak të problemit në pulpë.
Ai ka zhvilluar nëntë ndeshje në edicionin aktual dhe shënoi në barazimin e Unitedit 3:3 në Ligën e Evropës ndaj Portos.