Mesfushori i Manchester Cityt, Mateo Kovaçiq, do të jetë jashtë fushave për një muaj për shkak të një lëndimi.
Kovaçiq pësoi lëndim në barazimin 1:1 të Kroacisë ndaj Portugalisë të hënën.
Ai ishte detyruar të zëvendësohej në pjesën e parë për shkak të një shqetësimi fizik.
Lajmin për lëndimin e Kovaçiqit e bëri të ditur të premten në konferencë për shtyp trajneri i Cityt, Pep Guardiola.
“Kovaçiq është i lënduar. Ai do të mungojë një muaj”, ka thënë Guardiola.
53-vjeçari Guardiola foli edhe për lëndimet e tjera që i ka aktualisht skuadra.
“John Stones dhe Manuel Akanji kanë stërvitur mirë. Nathan Ake po kthehet në stërvitje, kështu që ne nuk kishim asnjë qendërmbrojtës dhe tani kemi tre. Ruben Dias është ende i lënduar por shpresojmë të kthehet së shpejti”, ka theksuar Guardiola.
City të shtunën do të përballet me Tottenhamin nga ora 18:30.
Kjo ndeshje i takon javës së 12-të të Premier Leagues.