Bayern Muncheni të dielën ka njoftuar se sulmuesi anglez, Harry Kane, ka pësuar lëndim të lehtë muskulor.
Ish-sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Kane, u lëndua të shtunën në barazimin 1:1 ndaj Borussia Dortmundit.
Ai u detyrua të zëvendësohej në minutën e 33-të.
Sipas raportimeve të fundit, Kane do t’i mungojë Bayernit në ndeshjen e Kupës së Gjermanisë ndaj Bayer Leverkusenit.
Kjo ndeshje do të luhet të martën nga ora 20:45.
31-vjeçari Kane është golashënuesi më i mirë i bavarezëve këtë edicion.
Në 19 ndeshje të luajtura ka shënuar 20 gola dhe ka bërë nëntë asistime.