Anthony Gordon është larguar nga kampi stërvitor i Përfaqësueses së Anglisë.
Gordon u lëndua të premten mbrëma në fitoren 2:0 të Anglisë ndaj Shqipërisë.
24-vjeçari është kthyer te skuadra e Newcastle Unitedit për t’i vazhduar testet mjekësore.
Ende nuk është bërë e ditur se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.
“Anthony Gordon është larguar nga kampi i ‘Tre Luanëve’ pasi ka pësuar lëndim gjatë fitores 2:0 të së premtes mbrëma ndaj Shqipërisë. Sulmuesi është rikthyer te Newcastle Unitedi për testet tjera mjekësore”, shkruan në njoftimin e Federatës Angleze, të dielën.
Anglia të hënën nga ora 20:45 e pret Letoninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.
Së bashku me Anglinë në Grupin K janë edhe Shqipëria, Letonia, Andorra dhe Serbia.