Futboll

Lëndohet Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka pësuar lëndim në ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Udineses. Gjimshiti u zëvendësua në minutën e 25-të për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë. 

Ai mund t’i humbë ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve me Shqipërinë. 

Udinese është duke e mposhtur aktualisht 1:0 Atalantan në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.

Lëndohet Gjimshiti, Atalanta e mposht Udinesen

5 muaj më parë / 10 nën 2024 14:30
Berat Gjimshiti

Kapiteni i Përfaqësueses së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka pësuar lëndim në fitoren e Atalantas të dielën ndaj Udineses. Në kuadër të javës së 12-të të Serie A, Atalanta e mposhti Udinesen në shtëpi 2:1. 

Gjimshiti u detyrua të zëvendësohej në minutën e 25-të për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës së djathtë. Ai mund t’i humbë ndeshjet e këtij muaji në Ligën e Kombeve me Shqipërinë. 

Hassane Kamara në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë i kaloi në epërsi mysafirët. 

Vendësit i barazuan shifrat në minutën e 56-të me golin e Mario Pasaliqit. 

Isaak Toure realizoi autogol në minutën e 60-të për rezultatin përfundimtar 2:1. 

Atalanta ka 25 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Udinese ka 16 pikë dhe është në mesin e tabelës.