Sulmuesi i Stuttgartit, Deniz Undav, i mungoi Përfaqësueses së Gjermanisë në ndeshjen ndaj Holandës të hënën. Gjermania e mposhti Holandën në shtëpi me rezultatin 1:0. Undav i mungoi Gjermanisë për shkak të një lëndimi muskulor. Por të martën mediumet gjermane kanë raportuar se lëndimi i 28-vjeçarit nuk është i rëndë. Ai pritet të kthehet në fushë në ndeshjen ndaj Bayern Muenchenit në fundjavë.
Undav të premten i shënoi dy gola për Gjermaninë në fitoren 2:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
28-vjeçari këtë edicion në dhjetë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat me Stuttgartin ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë një asistim.