Futbollisti kosovar Kastriot Imeri nuk do të mungojë për kohë të gjatë për shkak të lëndimit, ka njoftuar klubi zviceran Young Boys të mërkurën.
Imeri u lëndua në humbjen 1:0 nga Grasshopperi fundjavën e kaluar. Por lëndimi i tij nuk është shumë i rëndë. Ai mund të kthehet të luajë sërish kundër Lausanne-Sport të shtunën.
Edhe për Joel Monteiro dhe Tanguy Zoukroudo, Young Boysi ka njoftuar se nuk kanë lëndim të rëndë.
“Megjithatë, është ende në diskutim nëse do të paraqiten kundër Lausanne-Sport. Varet nga procesi i shërimit”, shkruan në njoftimin e klubit zviceran.
Imeri 24-vjeçar ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 19 ndeshje në Superligën e Zvicrës.
Një gol ka shënuar edhe në pesë ndeshje në Ligën e Kampionëve.