Futboll

Lëndim i rëndë i bashkëlojtarit të Xhakës

Amine Adli

Lëndimi i Amine Adlit që e pësoi të mërkurën në mbrëmje në barazimin 1:1 të Leverkusenit me Brestin, ka qenë shumë i rëndë. 

Pas testimeve të thella mjekësore, Leverkuseni ka njoftuar se sulmuesi ka thyer ashtin në nyjën e këmbës dhe do të jetë jashtë fushës deri në muajin janar. 

Ai do të operohet. 

Adli u lëndua në minutën e 79-të në ndeshjen e zhvilluar në Guingamp. 

24-vjeçari që aktivizohet në krahët e sulmit ka zhvilluar 12 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.