Edhe pse i eliminuar nga edicioni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve, Leipzigu i Bundesligës gjermane ka fituar përballë Sportingut të Portugalisë.
Leipzigu triumfoi 2:1 ndaj Sportingut të Lisbonës të mërkurën mbrëma, në xhiron e shtatë të “Championsit”.
Slloveni Benjamin Sheshko në minutën e 19-të shënoi për 1:0 me asistim të David Raumit, të cilit në minutën e 32-të iu anulua goli për pozitë jashtë loje.
Zëvendësuesi që përfaqëson Suedinë, Viktor Gyokeres, golin e 34-t në të gjitha garat e edicionit aktual, i barazoi shifrat në minutën e 75-të. Ai u inkuadrua në lojë minutën e 55-të.
Vetëm tre minuta zgjati gëzimi i mysafirëve, pasi Yussuf Poulsen shënoi për 2:1 dhe ndeshja u mbyll në të mirë të vendësve.
Për Leipzigun ishte fitorja e parë, ndërsa deri në fund të fazës së ligës ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.
Sportingu mbetet me 10 pikë.