Fitore pa telashe ka shënuar të shtunën Leipzigu, në ndeshjen që e luajti në udhëtim te Mainzi.
Ballafaqimin e xhiros së shtatë të Bundesligës, Leipzigu e fitoi me rezultatin 2:0.
Të dyja golat u shënuan në pjesën e parë.
Xavi Simons në minutën e 20-të e shënoi golin e parë, ndërsa Willi Orban shënoi për rezultatin përfundimtar në minutën e 37-të.
Leipzigu pas shtatë ndeshjeve të luajtura ka 17 pikë dhe është lartë në renditje.
Mainzi në mesin e tabelës mbetet me tetë pikë.