Bundesliga

Leipzigu fiton ndaj Heidenheimit, mbetet në vendin e katërt

Leipzig

Me golat e Benjamin Sheshkos dhe Lois Opendas, skuadra e Leipzigut të shtunën ka realizuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Heidenheimit, në ndeshjen që i takoi xhiros së 30-të të elitës së futbollit gjerman.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Sheshkos, i cili realizoi në minutën e 42-të.

Për skuadrën e Heidenheimit shënoi sulmuesi Nikola Dovedan në minutën e 69-të.

Belgu Openda në minutën e 85-të të ndeshjes e realizoi golin e fitores për Leipzigun.

Pas 30 ndeshjeve të zhvilluara, Leipzigu renditet në vendin e katërt në tabelë me 59 pikë. Skuadra e Heidenheimit është në dhjetë me 34 pikë.