Florent Muslija me Freiburgun e kanë ndalur ecurinë e dy fitoreve rresht në Bundesligë.
Freiburgu të shtunën humbi nga Leipzigu që e regjistroi fitoren e katërt rresht në elitë dhe vazhdon kandidaturën për titull.
Mesfushori i Kosovës, Muslija, luajti nga minuta e 68-të.
Ritsu Doan shënoi për mysafirët në pjesën e parë, kurse Willi Orban, Lutsharel Geertruida dhe Lois Openda, ia siguruan fitoren vendësve.
Pas tetë ndeshjeve të luajtura, Leipzigu ka 20 pikë dhe është ende pa humbje.
Freiburgu ka pesë pikë më pak.