Futboll

Leipzigu fiton me golin e debutuesit Nusa

Antonio Nusa

Goli i debutuesit Antonio Nusa ia ka siguruar pikët e plota Leipzigut, që të shtunën fitoi 1:0 ndaj Bochumit, në ndeshjen e parë të edicionit të ri të elitës së futbollit gjerman. 

Nusa në minutën e 59-të e shënoi golin e vetëm të përballjes. 

Nga minuta e 85-të, Leipzigu luajti me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit me të kuq të hungarezit Willi Orban. 

Agon Elezi ishte në bankën rezervë te mysafirët.