Futboll

Leipzigu barazon me Werder Bremenin

Leipzig

Skuadra e RB Leipzigut ka barazuar me Werder Bremenin me rezultat 1:1 të shtunën.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Red Bull Arena”, dhe i ka takuar xhiros së 33-të të Bundesligës.

Werder Bremeni në minutën e 36-të kaloi në epërsi falë autogolit të mefushorit, Nicolas Seiwald.

Golin e barazimit për Leipzigun e shënoi slloveni Benjamin Sheshko në minutën e 61-të.

Leipzigu është në vend të katërt në tabelë me 64 pikë dhe tashmë ka siguruar një vend për Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Werder Bremeni në pozitën e 11-të tubon 39 pikë.