Leicesteri edhe matematikisht e ka siguruar rikthimin në Premier League, pas një sezoni të kaluar në Championship.
Leicesteri është lider i kategorisë së dytë angleze me 94 pikë.
Ka katër pikë më shumë se Leedsi i vendit të dytë, i cili u mposht sot 3:0 nga QPR-ja. Leedsit i ka mbetur edhe një ndeshje për ta zhvilluar, ndërsa Leicesterit edhe dy.
Në vendin e tretë është Ipswichi me 89 pikë, që ka një ndeshje më pak se Leicesteri dhe dy ndeshje më pak se Leedsi. Dy vendet e para kualifikohen direkt në Premier League. Leicesteri i duhet një fitore nga dy ndeshje për ta siguruar vendin e parë.
Leicesteri ishte shpallur kampion i Premier Leagues në sezonin 2015/16.