Legjenda e futbollit të Rumanisë, Ilie Dumitrescu, e ka ditur se Rumania do të dënohet rëndë nga Konfederata e Futbollit e Evropian – UEFA.
Rumania të mërkurën është dënuar me 128 mijë euro nga UEFA për incidentet në duelin e Ligës së Kombeve ndaj Kosovës, e cila ishte ndërprerë.
Kosova u gjobit me 6 mijë euro.
“Gjoba më duket shumë e lartë. Besoj se janë aktivizuar të gjitha incidentet nga e kaluara. 128 mijë euro është shuma totale. Jemi dënuar për disa veprime dhe incidente nga e kaluara”, ka thënë Ilie Dumitrescu, shkruan “Digisport.ro”.
Dumitrescu karrierë si futbollist ka bërë edhe në Premier League te Tottenhami e West Hami, ndërsa në Spanjë ka luajtur për Sevillan.
Ai ka 64 paraqitje me Rumaninë dhe 20 gola të shënuar.