Futboll

Lecce nuk heq dorë nga transferimi i Arbër Hoxhës

Arbër Hoxha

Arbër Hoxha mund të paraqitet nga edicioni i ardhshëm në një prej ligave më të forta në Evropë. Lecce e Serie A po insiston në transferimin e sulmuesin të krahut, shkruan “europacalcio.it” të martën.

Kalimi i Hoxhës nga Dinamo Zagrebi te skuadra e Lecces mund të finalizohet gjatë verës.

Futbollisti 26-vjeçar që luan për Shqipërinë, ka kontratë me skuadrën e madhe kroate deri në verën e vitit 2027.

Ai ka luajtur 25 ndeshje për Dinamon këtë edicion, kryesisht ka hyrë në fushë nga banka e rezervistëve. Për Dinamon në elitën e futbollit kroat ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Te Lecce janë dy shqiptarë, kurse kjo skuadër po lufton për mbetje në elitën italiane.