Lecce e ka kujtuar fizioterapeutin Graziano Fiorita me një video emocionuese të premten, pas vdekjes së 47-vjeçarit.
Fiorita u gjet i vdekur në hotel në Brescia, para ndeshjes ndaj Atalantas në Serie A, që tashmë është shtyrë edhe zyrtarisht.
Në komunikatën e Lecces thuhet se të gjithë në skuadër kanë mbetur të shokuar nga vdekja e hershme e anëtarit të ekipit.
Ndeshja ndërmjet Atalantas dhe Lecces është vendosur të luhet të dielën nga ora 20:45. Termini i parë ishte për të premten.
Lecce ka anuluar stërvitjen e së premtes.