Futboll

Lazio me fitore bindëse ndaj Genoas

Lazio triumfon

Lazio ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e javës së nëntë të Serie A. Lazio të dielën e mposhti Genoan me rezultatin 3:0.

Golin e parë të Lazios e realizoi Tijjani Noslinnë në minutën e 21-të me asistimin e Nuno Tavaresit.

Pedro në minutën e 86-të shënoi për 2:0. Matias Vecino e shënoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje në minutën e 95-të.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Genoas.

Lazio ka 16 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Genoa ka gjashtë pikë dhe është në vendin e 18-të.