Futboll

Lazio ia shkakton humbjen e parë Torinos

Lazio - Serie A - ndeshja kunder Torinos

Torino e ka pësuar humbjen e parë të edicionit në Serie A.

Të dielën, Torino humbi në shtëpi nga Lazio me rezultatin 3:2. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e gjashtë.

Në pesë xhirot e para Torino kishte tri fitore e dy barazime. Madje ishte lidere pas xhiros së pestë. Lazio e shënoi fitoren e tretë, ndërsa e ka edhe një barazim e dy humbje.

Matteo Guendouzi kaloi në epërsi 1:0 skuadrën nga Roma në minutën e tetë. Boulaye Dia shënoi gol tjetër për Lazion në minutën e 60-të. Che Adams ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 67-të.

Por Tijjani Noslin shënoi për 3:1 në të mirë të Lazios në minutën e 89-të. Saul Coco vendosi rezultatin final, 3:2, në minutën e 92-të.

Mërgim Vojvoda luajti deri në minutën e 78-të te Torino.