Futboll

Lazio fiton në udhëtim tek Ajaxi

Lazio

Lazio ka fituar 3:1 në udhëtim tek Ajaxi të enjten mbrëma në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Ligës së Evropës. 

Loum Tchaouna Fisayo Dele-Bashiru dhe Pedro i shënuan golat për lacialët, ndërsa Bertrand Traore e realizoi për vendësit golin e vetëm në ndeshje. 

Lazio dhe Athletic Bilbao janë skuadrat e vetme që kanë nga 16 pikë në vendin e parë dhe të dytë. 

Skuadra e madhe holandeze mbetet me 10 pikë. 

Portieri Diant Ramaj ishte në bankën rezervë te vendësit.