Futboll

Lazio eliminohet në penallti

Lazio

Lazio është eliminuar nga Bodo/Glimti në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas gjuajtjes së penalltive.

Italianët arritën të rikthenin rezultatin nga disfata 2:0 në ndeshjen e parë dhe ndeshja shkoi në vazhdime. Taty Castellanos kaloi Lazion në epërsi në minutën e 21-të, ndërsa për 2:0 shënoi Tijjani Noslin në fund të kohës së rregullt.

Në vazhdime, dy ekipet shënua nga një gol përmes Dias te Lazio dhe Helmersenit te mysafirët.

E në penallti, skuadra norvegjeze fitoi me rezultat 3:2 për të shkuar në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale do të përballet me Tottenhamin.