Futboll

Lazio e mposht Atalantan me gol të Isaksenit

Lazio

Skuadrës së Lazios i ka mjaftuar goli i shënuar në minutën e 54-t për ta mposhtur skuadrën e Atalantas. 

Lazio të dielën mbrëma e mposhti 1:0 Atalantan në udhëtim në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A. 
Golin e fitores për mysafirët e shënoi Gustav Isaksen. Ai u asistua nga mesfushori nigerian, Fisayo Dele-Bashiru. 

Tek Atalanta ndeshjen e kompletoi kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. 

Te Lazio në bankën e rezervistëve ishte Elseid Hysaj ndërsa për shkak të lëndimit mungoi Arijon Ibrahimoviqi. 

Atalanta dhe Lazio renditen në zonën që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Atalanta ka 58 pikë kurse Lazio ka tri pikë më pak.