Futboll

Lazio befasohet nga Fiorentina

Futbollistët e Fiornetinas duke festuar

Sulmuesi, Albert Gudmundsson i shënoi dy gola në fitoren 2:1 të Fiorentinas ndaj Lazios. Ndeshja i takoi xhiros së pestë të Serie A. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e shënoi mbrojtësi spanjoll Mario Gila në minutën e 41-të. 

Fiorentina në pjesën e dytë e përmbysi rezultatin në 2:1 me golat e Gudmundssonit. 27-vjeçari, golat i realizoi nga penalltia në minutat 49-të dhe 90-të. Për Lazion kjo ishte humbja e dytë këtë edicion. Ka edhe dy fitore dhe një barazim. Fiorentina ka tri barazime, një humbje dhe një fitore.