Futboll

Lazio barazon me Plzenin por avancon tutje

Lazio

Foto: Associated Press

Skuadra e vetme italiane e mbetur në Ligën e Evropës, Lazio, ka barazuar 1:1 në “Olimpico” të enjten mbrëma me skuadrën çeke Viktoria Plzen, por ka avancuar në çerekfinale.

Lazios i ka mjaftuar fitorja 2:1 në udhëtim javën e kaluar, për të siguruar vend në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane.

Pavel Sulc në minutën e 52-të shënoi për çekët, ndërsa Alessio Romagnoli, që kishte realizuar edhe në duelin e parë, i barazoi shifrat në minutën e 77-të, për t’ia siguruar skuadrës së tij avancimin me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.

Në çerekfinale, Lazio do të luajë përballë Bodo/Glimtit. Ballafaqimi i parë luhet më 10 prill në Norvegji.