Futboll

Lautaro Martinez rinovon kontratën me Interin

Lautaro Martinez

Sulmuesi i Argjentinës, Lautaro Martinez e ka rinovuar kontratën me skuadrën italiane, Inter. Ai do të jetë pjesë e Interit deri në vitin 2029.

“Rinovimi do të thotë shumë për mua. Jam krenar dhe mirënjohës dhe dua të falënderoj menaxhmentin dhe klubin. Pas gjashtë vjetësh të qenit këtu do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam shumë i lumtur dhe i etur të vazhdoj të luftoj për të fituar më shumë. Të shënoj shumë gola më bën të lumtur, por dua të shënoj edhe më shumë me këtë fanellë. Dua të falënderoj të gjithë tifozët tanë, sepse ata na kanë mbështetur gjithmonë në çdo gjë”, deklaroi Martinez të hënën për faqen zyrtare të Interit. 

26-vjeçari është pjesë e Interit nga viti 2018. Ai u transferua nga Racing Club për 25 milionë euro.