Lautaro Martinez e ka shënuar golin e vetëm të Argjentinës në fitoren ndaj Kilit mesnatën e së mërkurës dhe enjtes. Për Argjentinën, ishte fitorja e dytë pas dy ndeshjeve në fazën e grupeve në Kupën e Amerikës.
Kampioni në fuqi i botës dominoi 90 minuta ndaj Kilit. Por golin e arriti ta realizonte vetëm në minutën e 88-të përmes sulmuesit të Interit. Paraqitje për t’u vlerësuar pati Lionel Messi.
Fitoren e parë në Kupën e Amerikës e arriti edhe Kanadaja, që mposhti 1:0 Perunë.
Vendosi goli i Joanathan David në minutën e 74-të.
Argjentina është kualifikuar në çerekfinale. I prin grupit me gjashtë pikë. Kanadaja e dyta ka tri pikë, ndërsa Kili e Peruja kanë nga një.