Valon Berisha me LASK-un ka shënuar fitore të rëndësishme në Bundesligën austriake.
LASK-u të premten mbrëma e befasoi Salzburgun duke fituar 3:1 në ndeshjen e xhiros së 26-të.
Mesfushori i Kosovës, Berisha, luajti deri në minutën e 85-të.
Kroati Marin Ljubiçiq i shënoi tri gola për vendësit, kurse Dorgeles Nene e shënoi golin e vetëm për Salzburgun.
LASK-u ka 24 pikë në vendin e tretë, kurse Salzburgu lider ka 32 pikë.