Gjermani Hansi Flick e ka filluar mbarë aventurën në postin e trajnerit të gjigantit spanjoll, Barcelona. Barça me Flickun i ka katër fitore në po aq ndeshje në edicionin e ri të La Ligas.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shprehur shumë i lumtur që zgjodhën Flickun.
“Hansi Flick ka një mentalitet fitues. Ne jemi shumë të lumtur dhe krenarë për skuadrën. Ne shohim se ‘La Masia’ është thelbi i projektit tonë. Jemi gjithashtu shumë të lumtur me Decon, ai bëri një punë të shkëlqyer për të sjellë Hansi Flickun këtu”, ka thënë Laporta.
59-vjeçari Flick te Barcelona e zëvendësoi Xavi Hernandezin.