Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, është shumë i kënaqur me punën e drejtorit sportiv, Deco.
Laporta të hënën në një intervistë për “RAC1” deklaroi se me insistimin e Decos u vendos që Hansi Flick ta merr drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Xavit.
Gjermani Flick është duke bërë punë shumë të mirë te Barça.
Barça e fitoi Kupën e Mbretit. Në finale e mposhti Real Madridin me rezultatin 3:2. Flicku me gjigantin katalunas e ka fituar edhe Superkupën e Spanjës.
“Ai që vendosi që Flick të ishte trajneri i ekipit të parë ishte Deco. Më pëlqeu që në fillim, doja ta angazhoja që në fillim. Si president gjithmonë kam gjëra për të thënë, por ishin në departamentin e sportit që e analizuan nga një këndvështrim njerëzor dhe sportiv. Kishte edhe psione të tjera”, ka thënë Laporta.
Barça është në rrugë të mirë për ta fituar edhe La Ligan, kurse paraqitet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në kampionatin spanjoll pas 33 xhirove të zhvilluara, Barça është lidere me 76 pikë. Ka katër pikë më shumë se Reali që është në pozitën e dytë.
Në “Champions” do të përballet me Interin.