Futboll

Lapidar Lladrovci reagon: A ka prokuror, polici e shtet

Lapidar Lladrovci

Kapiteni i Feronikelit 74, Lapidar Lladrovci, ka bërë dy reagime brenda gjysmë ore me pretendimin se janë dëmtuar nga gjqytarët e ndeshjes Llapi – Feronikeli 74. Lladrovci fillimisht e ka quajtur turp ndarjen e drejtësisë në ndeshjen e luajtur në Podujevë.

“Vazhdojnë marritë në futbollin e Kosovës. A thua deri kur kështu?”, shkruan në postimin e tij të parë gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Më i ashpër ishte në postimin e dytë.

“A ka prokuror more, a ka polici a ka shtet. A duhet të jap përgjegjësi dikush për këtë tmerr që është bërë sot në Podujevë!”, shkruan në postimin e dytë të Lladrovcit. Feronikeli 74 edhe më herët ka reaguar ashpër për siç është thënë dëmtim.

Llapi shënoi golin e barazimit në minutë ne 97-të. Goli i barazimit 2:2 u konfirmuar nga dhoma e VAR-it. Në VAR ishte gjyqtari Mentor Ajeti, ndërsa në fushë arbitër kryesor Erdall Zasella. Zasella nuk shikoi situatën e dyshimtë, ndërsa mori më pas konfirmimin se goli ishte i rregullt.

Dhomës së VAR-it, Zasella i besoi edhe në rastin e penalltisë së dyshimtë dhënë në favor të Llapit në minutën e 81-të. Kështu në fund, ndeshja Llapi – Feronikeli 74 përfundoi baras, 2:2, ndërsa u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në kuadër të javës së 11-të të elitës së futbollit kosovar.