Albion Rrahmani e Ermal Krasniqi kanë debutuar me fitore bindëse në Ligën e Kampionëve. Dy reprezentuesit e Kosovës u aktivizuan si zëvendësues te Sparta Praga që fitoi bindshëm, 3:0, ndaj Salzburgut.
Ndeshja e së mërkurës mbrëma i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit. U zhvillua në Pragë.
Kampionia çeke dominoi plotësisht dhe mori tri pikët e para në Champions. Kaan Karirinen shënoi që në minutën e dytë për Spartën. Victor Olatunji shënoi golin e dytë në minutën e 42-të, ndërsa reprezentuesi i Shqipërisë, Qazim Laçi shënoi për 3:0 në minutën e 58-të.
Laçi kaloi bukur tre lojtarë të ekipit austriak para se të dërgonte topin në rrjetë.
Mesfushori Laçi startoi te Sparta Praga. Rrahmani u aktivizua në minutën e 64-t e Krasniqi në minutën e 71-të. Në stol te skuadra çeke mbeti Indrit Tuci.
Rrahmani e Krasniqi për aq minuta sa ishin në fushë u shfaqën aktivë dhe kontribuan në sulmet e skuadrës.
Laçi shënon golin e tretë për Sparta Pragën
Qazim Laçi ka shënuar gol në ndeshjen kundër Red Bull Sazlburgut.
Ai shënoi golin e tretë për Spartën në minutën e 58-të.
Sparta është duke fituar me rezultatin 3:0.
QAZIM LACI WITH A LOVELY GOAL FOR SPARTA PRAHA'S THIRD!!!
INCREDIBLE UPSET!!!
VICTOR OLATUNJI WITH A GREAT PLAY FOR THE ASSIST!!!#UCL #ChampionsLeaguepic.twitter.com/8L94uBL6gc— Football Report (@FootballReprt) September 18, 2024
Sparta Praga me epërsi prej dy golash pas pjesës së parë
Sparta Praga e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golash ndaj Red Bull Salzburgut.
Kjo ndeshje po zhvillohet në Pragë dhe i takon xhiros së parë të Ligës në Ligën e Kampionëve.
Golin e parë, Sparta e shënoi në minutën e dytë nëpërmjet Kaan Kairinen, kurse të dytin në minutën e 42-të.
Golin e dytë e shënoi Victor Olatunji.
Qazim Laçi po luan nga minuta e parë, kurse në stol janë Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.
Epërsi e hershme e Sparta Pragës
Sparta Praga ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Salzburgut.
Sparta shënoi gol në minutën e dytë të ndeshjes së parë të fazës së Ligës në Ligën e Kampionëve është duke u zhvilluar në Pragë.
Golin e shënoi Kaan Kairinen. Titullar në këtë ndeshje është Qazim Laçi, kurse në stol janë Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci.
Laçi titullar, Rrahmani, Krasniqi e Tuci në stol
Qazim Laçi është lojtari i vetëm shqiptar që do të paraqitet nga minuta e parë për skuadrën e Sparta Pragës në ndeshjen e parë të fazës së Ligës në Champions.
Sparta Praga luan ndaj Red Bull Salzburgut sot nga ora 18:45.
Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci kanë mbetur në stol te Sparta Praga.