Qazim Laçi ka kontribuar me gol të shtunën në fitoren e Spartës së Pragës.
Sparta e Pragës në shtëpi fitoi ndaj Ceske Budejovices me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 23-të të elitës së futbollit çek.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Laçi, e realizoi golin e parë për vendësit në minutën e 64-t.
Laçit iu anulua edhe një gol në minutën e 83-të për shkak të një faulli.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe prej më të mirëve në fushë.
Albion Rrahmani luajti vetëm në pjesën e parë dhe me fillimin e pjesës së dytë në lojë u inkuadrua Ermal Krasniqi.
Indrit Tuci mungoi për shkak të lëndimit.
29-vjeçari Laçi në 34 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime.