Qazim Laçi ka kontribuar me asistim në barazimin 1:1 të Spartës së Pragës ndaj Dukla Pragues.
Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të kampionatit çek.
Laçi asistoi te goli i vetëm i Spartës së Pragës që e shënoi sulmuesi Victor Olatunji në minutën e 12-të.
Ai luajti deri në minutën e 83-të. Ndërsa Indrit Tuci u paraqit deri në minutën e 62-të. Ermal Krasniqi në lojë u inkuadrua në minutën e 83-të.
Albion Rrahmani ishte në bankën rezervë.