Futboll

Kvaratskhelia përshëndetet me Napolin me mesazh emocionues

Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është përshëndetur me Napolin me një mesazh emocionues të postuar në llogarinë e tij personale në “Instagram”. 

Ai shpejt pritet të zyrtarizohet te Paris Saint-Germaini. 

Gjeorgjiani është përshëndetur me skuadrën dhe adhuruesit e Napolit, ndërsa ka theksuar se e ka pasur shumë të vështirë largimin. 

“Kam kaluar kohë të shkëlqyer këtu, kemi shumë kujtime së bashku dhe kemi përjetuar shumë emocione. Napoli ishte shtëpia ime dhe ju falënderoj të gjithë. E kujtoj golin tim të parë dhe ndjenjat të cilat nuk do t’i harrojë kurrë. Napoli është qytet i futbollit. Napoli jeton me futbollin. Jam i lumtur që jam pjesë e kësaj historie. Ishte nder për mua ta mbaj veshur këtë fanellë. Dua t’u falënderoj të gjithëve. Ju them mirë u pafshim, por ju do të jeni gjithmonë në zemrën time. Shpresoj se do të shihemi sërish. E di se jeni me zemër të thyer, por një ditë do t’u tregoj gjithçka. Ju dëshiroj suksese”, ka thënë ndër të tjera Kvaratskhelia. 

Ai pritet të transferohet për 70 milionë euro, ndërsa do të përfitojë 9 milionë euro dhe bonuse tjera për një edicion. 

Ai te Napoli përfitonte vetëm 1.5 milionë euro. 

Në edicionin aktual me Napolin pati pesë gola të shënuar e tri asistime në 19 ndeshje.