Futboll

Kvaratskhelia luajti i lënduar ndaj Shqipërisë

Khvicha Kvaratskhelias

Napoli duhet ta vlerësojë gjendjen fizike të Khvicha Kvaratskhelias para ndeshjes ndaj Cagliarit në Serie A, pasi ylli gjeorgjian luajti i lënduar ndaj Shqipërisë. 

Gjeorgjia të martën mbrëma fitoi 1:0 në “Air Albania”, në ndeshjen e dytë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, kurse bashkëlojtari i Amir Rrahmanit u zëvendësua në minutën e 75-të. 

“Kvara luajti me dhimbje pasi mori goditje në pjesën e parë. Ai dëshironte të luante sa më shumë. Ai është lojtar ekipor. Na duheshin lëvizje më të shumta në fushë në 15-20 minutat e fundit, dhe e zëvendësuam atë me Zurikon që luajti mirë”, ka thënë selektori Ëilly Sagnol pas ndeshjes në konferencën për shtyp. 

Paraqitja e 23-vjeçarit më 15 shtator është në dyshim. 

Kvaratskhelia, që ka kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2027, ka luajtur në katër ndeshje në të gjitha garat në edicionin aktual. 

Ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asistim.