Futboll

Kush triumfon sonte, Sancho apo Bellingham?

Bellingham - Sancho

Manchester Unitedi dhe Newcastle United nuk arritën që t’i kalonin grupet, ndërsa Arsenali dhe Manchester City u ndalën në çerekfinale. 

Por trofeu i çmuar i Ligës së Kampionëve do të shkojë në duart e një anglezi. 

20-vjeçari Jude Bellingham është titullar te Reali, kurse Jadon Sancho, 24-vjeçar, është titullar te Borussia Dortmundi. 

Një tjetër anglez, Jamie Bynoe-Gittens, 19-vjeçar, është në bankën rezervë te gjermanët. 

Tre vjet më parë, Bellingham dhe Sancho ishin bashkëlojtarë dhe ndihmuan skuadrën e Dortmundit ta fitojë Kupën e Gjermanisë. 

Sonte do të luajnë kundër njëri-tjetrit për trofeun më të çmuar, në stadiumin nacional të Anglisë.