Futboll

Kush ishte më i miri në ndeshjen PSG – Barcelona

Raphinha

Raphinha, që i shënoi dy gola, është shpallur më i miri i ndeshjes mes PSG-së dhe Barcelonës.

Vlerësimin e bëri komisioni i ekspertëve të UEFA-s. Raphinha me dy gola udhëhoqi Barcelonën drejt fitores 3:2.

“Ai ishte shumë i rrezikshëm me lëvizjet dhe shpejtësinë që ka. E ka ditur saktësisht se kur duhet të jetë në dispozicion për të pranuar topin, apo të kërkojë hapësirën prapa mbrojtjes së Parisit. Goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm, shikuar në aspektin teknik”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s.