Sulmuesi i Ferizajt, Albion Kurtaj, është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
FFK-ja të hënën njoftoi se Kurtajt i takon çmimi “Ylli i Javës”.
26-vjeçari Kurtaj të dielën e realizoi golin e vetëm të Ferizajt në fitoren ndaj Prishtinës me rezultatin 1:0.
Kurtaj u shpreh i lumtur me vlerësimin si më i miri i javës.
“Të shpallesh ‘Ylli i javës’ është një arritje shumë e madhe dhe e falënderoj gjithë stafin dhe skuadrën. Veçanërisht falënderoj familjen time që më kanë përkrahur deri këtu. Shpresoj që t’i ndihmoj skuadrës në vazhdimësi që të marrim të gjitha pikët që na nevojiten për të qenë në pjesën e epërme të tabelës. Skuadra ka filluar të pjekët dhe gabimet që i kemi bërë në sezonin e kaluar, i kemi përmirësuar. Puna e trajnerëve është e jashtëzakonshme dhe kemi edhe një president që na rri shumë afër dhe nuk e ka humbur asnjëherë besimin tek ne”, deklaroi Kurtaj për faqen zyrtare të FFK-së.