Futboll

Kur pritet vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë?

Kosova - Rumania

Të shtunën UEFA inicoi procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për ndeshjen e së premtes në Bukuresht. Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën dhe nuk u kthyen më, pas thirrjeve “Serbia, Serbia” të tifozëve rumunë.

Ndeshja zyrtarisht llogaritet e ndërprerë, përkatësisht e braktisur. Tani UEFA e merr vendimin final. Në fushë, rezultati ishte 0:0, rezultat i favorshëm për Rumaninë.

Ionut Lupescu, konsultant teknik i UEFA-s, ka thënë për “digisport.ro” që vendimi i UEFA-s pritet të merret deri në fund të vitit. Por ky medium rumun ka shkruar se vendimi do të merret para 13 dhjetorit, kur është shorti i kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. 

“Varet se sa shpejt vijnë raportet. Mendoj se javën tjetër i gjithë materiali do të prezantohet. Mendoj se deri në fund të vitit vendimi do të merret. Nuk shoh arsye që Rumania të humbë 3:0”, ka thënë Lupescu.

Delegati rumun i UEFA-s, Florin Prunea ka lënë të hapur mundësinë që hetimet të zgjasin deri në dhjetor. 

“Pas ndeshjet raportet e para shkojnë, është e domosdoshme që të shkojnë menjëherë”,  ka thënë Prunea.