Futboll

Kundërshtarët i kanë mësuar edhe skuadrat tjera shqiptare

KF Struga

Kampionia e Maqedonisë së Veriut, Struga i nis në udhëtim kualifikimet e Ligës së Kampionëve. Skuadra shqiptare Struga do të përballet me Slovan Bratislavën e Sllovakisë.

Në udhëtim do të luajnë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia dhe ajo e Malit të Zi, Deçiqi. Egnatia kundërshtare në raundin e parë e ka Borcin e Banjallukës.

Borci është ekip nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë Deçiqi do të përballet me The New Saints të Uellsit.