Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla e ka realizuar golin e parë në fanellën e klubit spanjoll, Espanyol. Kumbulla realizoi gol në fitoren e Espanyolit ndaj Mallorcas me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së nëntë të La Ligas.
Kumbulla golin e shënoi në minutën e 18-të. Ai e kompletoi ndeshjen.
Për Mallorcan mungoi sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për shkak të lëndimit. Kumbulla është huazuar për një edicion te skuadra spanjolle nga Roma.