Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, do t’i mungoj Espanyolit në ndeshjen e 9 nëntorit ndaj Valencias në La Liga, raportojnë mediume të ndryshme në Spanjë. Kumbulla u largua nga fusha në minutën e 40-të për shkak të lëndimit në disfatën që ekipi tij e pësoi të dielën nga Barcelona me rezultatin 3:1.
Pas testeve mjekësore të bëra të hënën, është konfirmuar se Kumbulla ka pësuar lëndim në muskulin e këmbës së majtë.
24-vjeçari Kumbulla ka kontribuar me një gol në 11 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë edicion.
Ai u huazua për një vit te Espanyoli nga Roma, në afatin kalimtar të verës.