Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, karrierën pritet ta vazhdojë në La Liga.
Të premten eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka njoftuar se Espanyoli është afër marrëveshjes me Romën për huazimin e Kumbullës.
24-vjeçari nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Daniele De Rossi për sezonin e ri. Kumbulla me Romën ka kontratë edhe tri vite.
Në edicionin e kaluar, Kumbulla ishte i huazuar te Sassuolo. Qendërmbrojtësi ishte pjesë e Shqipërisë edhe në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”, por nuk luajti.