Nicolas-Gerrit Kuhn ka shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Celticut ndaj RB Leipzigut.
Ndeshja u luajt të martën në mbrëmje dhe i takoi xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve. Mysafirët kaluan të parët në epërsi. Christoph Baumgartner në minutën e 23-të.
Por, vendësit më pas shënuan dy gola të shpejtë për epërsinë 2:1. Të dy golat i shënoi Kuhn .Golin e barazimit e realizoi në minutën e 35-të, kurse të epërsisë 2:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e shënoi Reo Hatate në minutën e 72-të.
Celticu ka dy fitore një barazim dhe një humbje. Ka shtatë pikë.
Leipizgu i ka humbur të katër ndeshjet.
