Futboll

“Kualifikimi në Champions, trofeu jonë i Premier Leagues”

Nunes

Kualifikimi për në Ligën e Kampionëve do të jetë trofeu i Premier Leagues për Manchester Cityn këtë sezon, ka thënë Matheus Nunes.

Portugezi 26-vjeçar që luan si mesfushor, e shënoi golin e parë në ligë për Cityn ndaj Aston Villas të martën mbrëma.

Me fitoren dramatike 2:1 ndaj Villas, City ka hyrë seriozisht në garën për të përfunduar në njërën prej pozitave që dërgon në Champions në edicionin tjetër.

Nunes e realizoi golin e fitores në minutën e 94-t.

City është i treti me 61 pikë, por ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se Nottingham Foresti e Newcastle, që kanë 60, respektivisht 59 pikë.

Në Champions nga kampionati elitar anglez në sezonin tjetër të Championsit kualifikohen pesë skuadrat e para.

“Ky është trofeu jonë i Premier Leagues tani, të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve. Mendoj se është shumë e rëndësishme për ne si klub, lojtarët dhe mentalitetin. Nuk mund ta përshkruajë se sa e jashtëzakonshme do të ishte të ishim në Champions”, ka deklaruar Nunes, shkruan “BBC” të mërkurën.

Deri në fund të kampionatit në Angli kanë mbetur edhe pesë xhiro.