Partizani i Tiranës ka avancuar në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Partizani arriti kualifikim dramatik në duelin kundër Marsaxlokkut të Maltës, pasi të enjten mbrëma fitoi 2:1, me gol të minutës së tretë të kohës shtesë.
Ndeshja e parë në “Elbasan Arena” ishte mbyllur 1:1.
1:1 ishte edhe rezultati të enjten mbrëma deri në minutat shtesë dhe u mendua se ballafaqimi do të vendosej në vazhdime.
Yuri në minutën e 46-të shënoi për vendësit, kurse dy minuta më vonë, shifrat i barazoi Tedi Cara.
Dhe kur koha e rregullt po shkonte drejt përfundimit, në skenë u shfaq sulmuesi Albers Keko, që shënoi për 2:1 dhe avancimin e Partizanit tutje me rezultatin e përgjithshëm, 3:2.
Në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Partizani do të luajë kundër FC Iberia të Gjeorgjisë.