Futboll

Kryeziu mund t’i bashkohet Luzernit

Mirlind Kryeziu

Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu, mund t’i bashkohet Luzernit, ka raportuar të dielën “nau.ch”. Luzerni është duke u përballur me lëndime të shumta.

Ndër lojtarët që do t’i mungojnë për kohë të gjatë Luzernit është edhe Ismajl Beka.

Beka 25-vjeçar, nuk pritet të kthehet shpejtë nga lëndimi.

Ai ka thyerje të ashtit të këmbës së djathtë, ndërsa Luzerni mund ta transferoj Kryeziun, i cili është pjesë e Zurichut.

Kryeziu 28-vjeçar nuk ishte pjesë e ekipit të Zurichut në ndeshjen ndaj Baselit të dielën. Ai për Zurichun ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.

Ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime.