Toni Kroos do ta luaj ndeshjen e fundit në nivel klubesh, ndërsa do të pensionohet nga futbolli aktiv pas “Euro 2024”.
Ai pritet të jetë sërish një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Real Madridit, që në finale do të luajë ndaj Dortmundit të shtunën në “Wembley” nga ora 21:00.
Për Kroosin do të jetë finalja e gjashtë në Ligën e Kampionëve.
Këtë sukses e kanë arritur edhe Paolo Maldini, Cristiano Ronaldo dhe dy bashkëlojtarët e Kroosit, Luka Modriq dhe Dani Carvajal.
Gjermani Kroos ka kompletuar 10,004 pasime në Ligën e Kampionëve deri tani, më shumë sesa çdo futbollist tjetër që prej edicionit 2003/04.