Vendimi për pensionimin e Toni Kroosit nga futbolli ishte befasues për shumë tifozë.
Kroos u pensionua në moshën 34-vjeçare pas përfundimit të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Kroosi në një intervistë për “Marca”, të martën, ka deklaruar se vendimi për t’i treguar trajnerit të Realit, Carlo Ancelotti, për pensionimin ishte e vështirë. Gjermani Kroos ka lënë gjurmë te Real Madridi.
“Ishte shumë e vështirë për mua t’i tregoja Ancelottit për pensionimin sepse ai priste që unë të qëndroja edhe një vit tjetër. Ai ishte trajneri im i parë te Reali dhe nuk ishte e lehtë t’i tregoja, por gjithçka në jetë ka një fund. E dija që ai nuk do të zemërohej, por do të ishte pak i trishtuar. Nuk ishte moment i lehtë as për mua”, ka thënë Kroos.
Karriera e Krossit është impresive. Ka fituar çdo gjë të mundur me Real Madridin. Pjesë e “Los Blancos”, Kroosi ishte për dhjetë vjet. Me Realin ka 465 paraqitje. Ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 99 asistime.
34-vjeçari Kroos ka luajtur edhe në disa klube në Gjermani.
Ishte pjesë e Bayern Muenchenit, Bayer Leverkusenit, Hansa Rostockut dhe Greifswalderit.